Një person ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur mjete shpërthyese që dyshohet se ishin granata dore në oborrin e shtëpisë së tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për një sulm ndaj një shtëpie në Gjilan, përcjell Telegrafi.
Po sipas personit që ka raportuar rastin, atij i është dëmtuar vetura dhe fasada e shtëpisë.
Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, duke shtuar se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
“Gjilan 05.11.2019-21:00. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur mjete shpërthyese (dyshohet dy granata dore) në oborrin e shtëpisë së tij, me ç’rast i është dëmtuar vetura dhe fasada e shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/