Site icon Telegrafi

Sulm me dronë në bazat ajrore ruse, Kremlini thotë se ukrainasit kryen sulmin më të madh që nga fillimi i luftës

Qytetet ruse Saratov dhe Engels, shtëpitë e bazave të mëdha ajrore dhe njëherit të bombarduesve strategjik – janë goditur nga sulmi më i madh me dronë që kur Moska filloi pushtimin e Ukrainës, kanë njoftuar zyrtarë rusë.

Engels është “shtëpia” e bombarduesve Tu-160 dhe Tu-95MS, që transportojnë raketa dhe bomba me rreze të gjatë veprimi dhe që u përdorën për sulm në Ukrainë.

Kjo fushë ajrore gjendet vetëm 600 kilometra larg kufirit me Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Guvernatori rajonal i Saratov, Roman Busargin, ka konfirmuar sulmin në Telegram – duke theksuar se ekipet emergjente po punojnë pa ndërprerë në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Një zjarr i madh shpërtheu në bazën ajrore Engels – duke detyruar autoritetet të fillojnë evakuimin në zonën rurale.

“Për arsye të sigurisë, gjatë zjarrit në bazën ajrore – banorët janë evakuuar – të gjitha ekipet emergjente janë në terren”, ka shtuar Busargin. /Telegrafi/

Exit mobile version