Telegrafi

Sulm me dron në një fabrikë në Rusi

Guvernatori rajonal rus, pretendon se një fabrikë që gjendet 350 milje larg Moskës, është goditur me dron kamikaz.

Georgy Filimonov tha se objekti që operon nën ombrellën e minierës së çelikut të kompanisë Severstal në qytetin Cherepovets, ishte cak i një sulmi me dron, transmeton Telegrafi.

“Në rajonin Vologda, ka ndodhur një incident – një objekt i paemëruar fluturues me origjinë të panjohur goditi fabrikën”, ka shkruar Filimonov në Telegram.

Deri më tani nuk raportohet për dëme, ndërsa nga fabrika pretendojnë se “puna po vazhdon”, duke theksuar se hetimet janë duke u zhvilluar.

Komentet e tij vetëm 24 orë pasi ishte raportuar një sulm i ngjashëm në një fabrikë tjetër në territorin e Rusisë, ku akuzohej Kievi për atë sulm. /Telegrafi/