Site icon Telegrafi

Sulm me dron mbi rafinerinë ruse të naftës, ukrainasit publikojnë pamjet

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dronët ukrainas sulmuan një rafineri nafte në qarkun Stary Oskol në Belgorod të Rusisë që gjendet shumë pranë kufirit me Ukrainën, ka njoftuar guvernatori rajonal rus Vyacheslav Gladkov.

“Si rezultat i shpërthimit, një nga rezervuarët është përfshirë nga zjarri. Dhjetë njësi të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tentuar të lokalizojnë zjarrin. Nuk ka të lënduar”, ka shtuar Gladkov, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar përfshirjen e mundshme në sulm. Në anën tjetër, kreu i zyrës për dezinformim pranë ushtrisë ukrainase, Andrii Kovalenko, ka njoftuar për sulmin në rafinerinë e naftës – duke postuar pamje në Telegram.

Sipas Moscoë Times, gjenden dy rafineri të mëdha të naftës në rajonin e Stary Oskol. Oskolnaftopostachannia që gjendet në jug të qytet dhe ka 24 rezervuarë gjigant që ruan naftë e benzinë.

Tjetra është Belgorodnefteprodukt (në pronësi të Rosneft) që gjendet në pjesën perëndimore dhe ka 13 rezervuarë.

Këto rafineri ishin edhe më herët cak i sulmeve me dronë. Në mars dhe gusht të këtij viti u goditën në mënyrë krejt të befasishme. /Telegrafi/

Exit mobile version