Site icon Telegrafi

Sullivan: Irani po përgatitet ta furnizojë Rusinë me dronë

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, tha para gazetarëve se Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Irani po përgatitet të furnizojë Rusinë me dronë – përfshirë armë të ndryshme që montohen në dronë.

Sullivan theksoi se Rusisë po i kushton shtrenjtë lufta në Ukrainë, e për të minimizuar këtë po tenton të furnizohet nga lindja, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, Shtëpia e Bardhë ka informacione se qeveria iraniane po përgatitet t’i dhurojë Rusisë qindra fluturake pa pilot.

“Informacionet që i kemi tregojnë se Irani po përgatitet të trajnojë forcat ruse në përdorimin e këtyre fluturakeve – duke filluar me një trajnim gjatë këtyre ditëve. Megjithatë nuk dihet nëse Irani ka dërguar tashmë ndonjë fluturake të tillë në Rusi”, shtoi Sullivan.

Lexo po ashtu Ushtria ukrainase shkatërron kolonën e tankeve ruse – publikojnë pamjet kur një mjet i blinduar hidhet në erë

E sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, informacionet e Sullivan bazohen në raportet e inteligjencës amerikane që i ka mbledhur nga terreni.

Kjo nuk është hera e parë që raportohet se Rusisë po i kushton shtrenjtë lufta në Ukrainë, dhe se pajisjet ushtarake kanë filluar t’i mungojnë dhe ata pak aleat që i ka po tentojnë t’i dalin në ndihmë.

Më herët ishte raportuar se mercenarë të shumtë sirianë, janë paraqitur për të luftuar krahas rusëve kundër ukrainasve që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend. /Telegrafi/

 

Exit mobile version