Në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni i radhës Dueli Botërorit që i kushtohet Kampionatit të sivjetmë Botëror dhe futbollit në përgjithësi.
Mysafirë të premten mbrëma ishin:
Bylbyl Sokoli (trajner/analist)
Ismet Munishi (trajner/analist)
Astrit Haraqija – (ish ministër i Sportit)
Lirak Qelaj – (aktor/politikan)
Viola Spiro – (prezantuese)
Suksesi i Dritës në Ligën e Kampionëve ka qenë një prej temave të komentuara në këtë emision.
Ekipi nga Gjilani e ka kaluar rrethin kualifikues dhe ka siguruar pjesëmarrjen në raundin e parë kualifikues, ku do të luajë kundër Malmos.
Futbollistët shqiptarë në përgjithësi, por edhe dy skuadrat përfaqësuese, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, janë përfolur në emisionin e të premtes mbrëma.
Emisionin e plotë mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KLIrjBOyfFY