Në një eveniment të mbajtur të shtunën mbrëma në West Hollywood, Variety i ka nderuar artistët me ndikim më të madh dhe producentët muzikorë të vitit.
Dhe në botimin e përvitshëm ‘Hitmakers’ të revistës së njohur, nuk kanë munguar yjet shqiptare të muzikës botërore.
Dy këngëtaret e famshme, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë qenë në mesin e yjeve që kanë marrë çmime në këtë ceremoni.
Këngëtarja nga Kosova është nderuar me çmimin ‘Depërtimi i vitit’ falë suksesit të saj të jashtëzakonshëm.
Shqiptarja tjetër, me origjinë nga Dibra e Maqedonisë, ka marrë çmimin ‘Kantautorja e vitit’ për realizimet e pëlqyeshme muzikore.
“Faleminderit Variety për çmimin ‘Depërtimi i vitit’ dhe faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme’, ka shkruar Dua në një postim në Instagram.
Natyrisht që në takimin e tyre, dy shqiptaret e popullarizuara kanë bërë edhe një fotografi të përbashkët.
“Migos”, “Quality Control”, John Janick, Aaron Bay-Schuck, Tom Corson, Ethioia Habtemariam, Mike Caren, Zach Katz, Rob Stevenson, Gary Spangler, Jacqueline Saturn, Mike Biggane, Carl Chery, Carianne Marshall, Dre London, Noah “40” Shebib, J White, Shy Carter, Marcus Lomax, Jordan Johnson, Tony Maserati, Amanda Hill, Shawn Holiday, Tunji Balogun, Sam Selolwane, Mr. Morgan, Lee L’Hereaux, Greg Marella, Dixie Tipton, Courtney Stewart e Joey Arbagey – ishin ndër fituesit tjerë të mbrëmjes. /Telegrafi/
Bebe Rexha gets emotional accepting her award for Songwriter of the Year https://t.co/XkjgTsmN4r #Hitmakers pic.twitter.com/6gxhujpRV3
— Variety (@Variety) December 1, 2018