Telegrafi

Sukseset e Ritës s’kanë të ndalur, kënga e saj e re promovohet edhe në “Time Square” të New Yorkut

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar pak ditë më parë këngën e saj më të re “Let you love me”.

Këtë këngë, këngëtarja e solli të vizualizuar edhe me klip, e ndërsa ka paralajmëruar publikimin e albumit të ri “Phoenix” më 23 nëntor.

Albumi më i ri “Phoenix” i këngëtares Rita Ora do të dalë në shitje më 23 nëntor 2018 (Foto: Rita Ora/Facebook)

“Let you love me”, e cila është kënga e parë e këtij albumi, është pritur jashtë mase mirë nga fansat e këngëtares.

Në vetëm pesë minuta pas publikimit të klipit, kënga arriti mbi 100 mijë klikime në YouTube, e ndërsa është drejt milionëshit të parë.

Se kjo këngë është trendi i momentit, këtë gjë kanë pasur mundësinë ta shohin edhe të gjithë qytetarët e New Yorkut, pasi kënga “Let you love me” është promovuar edhe në sheshin “Time Square”.

Kënga e re “Let you love me” e këngëtares Rita Ora promovohet edhe në “Time Square” në New York (Foto: Rita Ora/Instagram)

Ka qenë platforma ‘Spotify’, ajo e cila ka vendosur ta promovojë këngën e artistes shqiptare në një nga ekranet më të mëdha të “Time Square”.

E lumtur për këtë fakt është shprehur edhe vet Ora, e cila ka falënderuar fansat e saj për mbështetjen që po ja japin në këngën e saj të re.

Lexo po ashtu Rita Ora së shpejti në bashkëpunim me Eminem?

“Nuk mund të besoj se sa zemra dhe mbështetje që po më jepni për “Let You Love Me”, faleminderit Spotify për “Billboard”-in në Times Square! “Let You Love Me” është video numër një në trend në YouTube dhe tashmë e shtata në iTunes”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

E njëjta, këto ditë ka pasur një paraqitje të shkëlqyer në javën e Modës në Milano, përkrah reperes Nicky Minaj.

Ndërsa sonte, ajo pritet të mbajë një koncert gjigant në Gjibraltar, në kuadër të MTV-së. /Telegrafi/