Telegrafi

Sukseset e Rita Orës në Mbretërinë e Bashkuar janë më të mëdha sa ato të Taylor Swiftit dhe Mariah Careyt të mbledhura së bashku

Fotomontazh: Taylor Swift, Rita Ora dhe Mariah Carey (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, njihet si njëra ndër artistet më të suksesshme në Britani të madhe.

Ajo ende mban rekordin për këngëtaren me më së shumti këngë solo në listën e top 10 këngëve zyrtare më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Rita Ora (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Që me debutimin e saj në muzikë në vitin 2012, Ora e shënon këtë rekord, madje ajo lë prapa këngëtare shumë të famshme botërore.

Një nga faqet e fansave të këngëtares shqiptare, ka publikuar së fundmi një kalkulim të bërë, ku del se Rita ka më shumë këngë solo në historinë e top 10 në Mbretërinë e Bashkuar, se sa Mariah Carey dhe Taylow Swift të mbledhura së bashku.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ky fakt e ka bërë të lumtur Ritën, e cila ka rishpërndarë në InstaStory këtë llogaritje të fansave.

Rita përndryshe është aktualisht e angazhuar si anëtare jurie në spektaklin “The Masked Singer”, teksa ka nisur edhe xhirimet e një projekti të ri muzikor. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)