Site icon Telegrafi

Sukseset e kompanisë daneze “JYSK” në Maqedoni, Agron Bexheti tregon planet për të ardhmen

Agron Bexheti, drejtor për Maqedoninë e Veriut për JYSK Maqedoni.

Kompania daneze “JYSK” e cila ofron produkte për jetesë skandinave, është kompania e radhës në emisionin më të ri të të Telegrafi Maqedoni, i udhëhequr nga drejtori Venhar Ramadani, në bashkëpunim me OEMVP-në, i cili është dritare e re për promovimin e bizneseve dhe ndërmarrësve në vend.

Kemi biseduar me Agron Bexhetin, drejtor i JYSK për Maqedoninë e Veriut, i cili tregoi për planet dhe sfidat e tyre, si dhe për konceptin e ri të JYSK-ut. Ai tha se rrënjët skandinave të kompanisë kanë ndihmuar në ndërtimin e një kulture të mirëfilltë organizative, me çka kompaninë e ka bërë model për rajonin.

“JYSK është kompani daneze, e cila është themeluar në vitin 1979, që atëherë JYSK ka pasur zhvillim të vrullshëm, ndërsa sot numërojmë 3200 dyqane në vende të ndryshme të botës, përafërsisht në 48 vende. JYSK është lider serioz për ofrimin e produkteve me pakicë për shtëpi dhe ka qarkullim vjetor prej 4.3 miliardë euro.

Gjatë bisedës rreth konceptit të ri të dyqaneve JYSK, 3.0

“Misioni i kompanisë është të ofrojmë ofertë të mirë për gjum dhe jetesë skandinave. Rrënjët skandinave të kompanisë kanë ndikuar jo vetëm në zhvillimin e kompanisë, por edhe në ndërtimin e një kulture të mirëfilltë organizative e cila ndikon të kemi një kompani model për rajonin”.

Lexo po ashtu Mirlinda Nuredini tregon sukseset e kompanisë sllovene “M Sora” në Maqedoni

“Një pjesë e JYSK menaxhohet nga Danimarka, kurse pjesa tjetër menaxhohet nga bashkëpunëtorët tjerë. Grupacioni ynë me pronar Fatmir Zymberi, menaxhon JYSK-un për Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri. Ne operojmë me 19 dyqane në këto shtete. Historia kompanisë sonë këtu fillon në vitin 2004, ku në atë kohë drejtori Vigan Saliu e hapi pikën e parë shitëse në Prishtinë dhe që atëherë jemi zgjeruar në të tre shtetet”, tha Agron Bexheti.

Gjatë bisedës në qendrën e JYSK në Shkup

Ai tregoi se në Maqedoni funksionojnë me 82 punëtorë, të cilët janë të vendosur në administratë dhe në pikat e shitjes. Bexheti tha se pjesa e menaxhimit bëhet nga zyra qendrore.

Bexheti tha se sfidë më e madhe e JYSK Maqedoni është mungesa e forcës punëtore dhe mungesa e klientëve nëpër dyqane, megjithatë ai tha se planifikojnë që të zgjerohen me dyqane tjera.

Lexo po ashtu Vardar Dolomit, kompania nga Maqedonia që eksporton në të gjithë botën

“Zgjerimi është në ADN-në tonë. Planifikojmë që në fazën e parë të zhvillimit të kemi 14 pika shitëse dhe pasi ta mbyllim fazën e parë, do të kalojmë në fazën tjetër ku gjithashtu planifikojmë të hapim edhe katër pika tjera”, tha Agron Bexheti.

I kërkuam që të jep këshilla për të rinjtë dhe për ndërmarrësit në vend, ndërsa këshilloi që të rinjtë të punojnë dhe mësojnë sa më shumë, kurse udhëheqësit e bizneseve i këshilloi që të trajnohen sa më shumë në punën e menaxhimit./Telegrafi/

Exit mobile version