Telegrafi

Sukses i madh në orët e para për klipin “Havera” nga Diona Fona (Video)

Qysh në orët e para të lansimit të videoklipit të ri nga Diona Fona, është publiku që ka pritur mirë projektin e këngëtares.

Ylli në ngritje i muzikës shqiptare lansoi projektin “Havera” që është realizim i ri i saj ku ajo shfaqet plot stil dhe me zë të veçantë.

Kënga qysh në orët e para të lansimit në kanailn zyrtar të saj në AVD Digital arriti mijëra klikime.

Shumë yje të skenës po ashtu kanë përkrahur artisten e re që konsiderohet si ylli i madh i të ardhmes në skenën muzikore shqiptare.

Diona Fona është 18 vjeçare nga Kosova e cila jeton në Londër, dhe ku po studion për arte performuese.

Projekti “Havera” është punuar nga Big Bang Beats në shtëpinë e hiteve, Redbox, kurse teksti është punuar nga vet këngëtarja me reperin, Gjiko. /Telegrafi/