Ekipi i nxënësve nga Kosova kanë shkëlqyer në garën ndërkombëtare: “Neo Science Olympic” të New Jersey Institute of Technology.
Ambasadori i Kosovës në New York ka bërë të ditur se nxënësit e Kosovës, fituan dje 6 medalje të arta dhe shumë të argjendtë dhe bronztë, në: matematikë, shkencë dhe robotikë.
“Nxënësit e Kosovës, fituan dje 6 medalje të arta dhe shumë të argjendtë dhe bronztë, në: matematikë, shkencë dhe robotikë, në garën ndërkombëtare: “Neo Science Olympic” të New Jersey Institute of Technology.
Në pritjen e sotme për nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork.
Fëmijët e lindur në liri, na bënë krenarë në Ditën e Çlirimit të Kosovë”, shkruana ai.
Ndryshe, këta janë nxënësit që fituan në garën ndërkombëtare.
GERTI KIDA klasa 10 -vendi i parë nivel botëror-KODIM(Medalje e artë)
VESA XHYMSHITI – klasa e 6 vendi i parë në MATEMATIKË ( Medalje e artë)
JETON SYLEJMANI klasa e 5-Vendi i dytë në MATEMATIKË dhe SHKENCË( Medalje e artë)
HARUN HONDOZI klasa 4- Vendi i parë në SHKENCË dhe vendi i dytë në MATEMATIKË(Medalje e artë)
LUM RRAHMANI -Klasa e klasa e 4 vendi i parë AI Challenge vendi i dytë SHKENCË dhe vendi i tretë në MATEMATIKË( Medalje e artë)
MOLOS GASHI klasa e 3- Vendi i parë në MATEMATIKË dhe vendi i tretë në SHKENCË. (Medalje e artë)
Me medalje u shpërblyen këta nxënës:
LUM PAÇARADA klasa e shtatë- medalje e artë në SHKENCË
LORIK BEGUNCA klasa e pestë – medalje e artë në MATEMATIKË
GJIN RRAHMANI klasa e tetë -medalje e artë në SHKENCË
BLIN BERISHA klasa e tetë- medalje e artë në SHKENCË. /Telegrafi/