Suki Waterhouse ka realizuar disa poza të nxehta për edicionin e radhës të revistës GQ.
Modelja britanike, e cila po provon edhe karrierë si aktore, nuk e kalon as një javë pa realizuar ndonjë pozë të re seksi, transmeton Telegrafi.
Pasi javën e kaluar pozoi me Cara Delevigne dhe Georgia May Jagger për markën Burberry ku mbulonte trupin me vetëm peshqir, ajo tash është zhveshur për një revistë.
Suki ekspozon trupin e saj atletik, përfshirë barkun e tonifikuar dhe këmbët e gjata, për edicionin e muajit prill të GQ.
Bukuroshja 23-vjeçare po ashtu është duke u përgatitur për një tjetër paraqitje filmike, pasi mësohet se ka fituar një rol në filmin “The Divergent Series: Insurgent“. /Telegrafi/