Telegrafi

Suharekë, i mituri goditet aksidentalisht me veturë në oborrin e tij

Të hënën një person në Suharekë duke e parkuar automjetin në oborrin e tij, aksidentalisht ka goditur të miturin duke i shkaktuar lëndime trupore.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe rasti është iniciuar në procedurë të rregullt”, kështu thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/