Të hënën një person në Suharekë duke e parkuar automjetin në oborrin e tij, aksidentalisht ka goditur të miturin duke i shkaktuar lëndime trupore.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe rasti është iniciuar në procedurë të rregullt”, kështu thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/