Një rast i zjarrvënies raportohet se ka ndodhur të martën rreth orës 14:46 në Suharekë.
Policia njofton se shtëpia e një personi kishte filluar të digjet dhe se dyshohet që zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij pasi atë ditë ata kishin ndarë në një seancë gjyqësore.
Të njëjtit sipas policisë kishin probleme mes vete.
“Suharekë 06.06.2023 – 14:46. Është raportuar se shtëpia e viktimës mashkull kosovar kishte filluar të digjet, dyshohet se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij pasi ata sot ishin ndarë në një seancë gjyqësore pasi edhe kishin probleme mes vete”, thuhet në raportin 24 orësh policor.
Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/