Liverpooli humbjen e parë këtë edicion në Ligën Premier e pësoi në xhiron e 28-të nga skuadra tanimë e rënë nga Liga Premier, Watford.
Ishte sulmuesi anësorë Ismaila Sarr që shkëlqeu në atë takim me dy gola dhe një asistim në fitoren 3-0 të Watfordit.
E tani që Watford ka rënë nga elita e futbollit anglez, Liverpool po synon transferimin e senegalezit.
Në fakt ka qenë ylli kryesori i The Reds, Sadio Mane që i ka sugjeruar klubit të nënshkruajnë me bashkëkombësin e tij.
Edhe trajneri Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin dhe e sheh si zëvendësuesin adekuat të Xherdan Shaqirit që pritet të largohet në verë.
Liverpool është gati për ta transferuar lojtarin, por për ta bërë një gjë të tillë duhen 50 milionë euro.
22-vjeçari iu bashkua Watfordit në verën e vitit të kaluar dhe në 28 ndeshje në elitën e futbollit anglez ka shënuar pesë gola.
Gjithsesi kampioni i Anglisë për ta marrë talentin afrikan në skuadër duhet ta mposhtë konkurrencën e skuadrave tjera si Tottenham Hotspur, Arsenal e Everton. /Telegrafi/