Në takimin midis Kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadorit të Suedisë në Maqedoni Mats Steffansson për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, në shumë fusha dhe në interes të qytetarëve të dy vendeve si dhe për temat aktuale politike, ky i fundit tha se Suedia e përkrah Maqedoninë në vazhdimin e proceseve që Maqedoninë e çojnë në në integrimet euro-atlantike.
Siç kumtuan nga shërbimi i shtypit i Qeverisë, në mbledhje është konstatuar se është e domosdoshme që të gjithë subjektet politike të përkushtohen në politika konstruktive që e zhvillojnë Maqedoninë dhe jetën e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Angazhimi im si Kryeministër dhe angazhimi i Qeverisë është nëpër procese politike integruese në shtet, të arrihet marrëveshje për çështjet e rëndësishme, në interes të të ardhmes së Maqedonisë. Këtë e treguam me marrëveshjen për KSHZ-në, për financimin e partive politike, për ndryshimet në Ligjin për Qeveri. Pres nga e gjithë opozita të na bashkohen në politikën e shumicës si dhe për të ardhme euro-atlantike. Për këtë shkak besoj se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe tek referendumi do të shprehet vullneti i shumicës, që maqedonia të integrohet në BE dhe NATO”, tha Kryeministri Zoran Zaev, thuhet në kumtesën e lëshuar.
Në të njëjtën kohë, Kryeministri i është falënderuar ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për përkrahjen e madhe që e jep Suedia për Maqedonia në të gjithë proceset demokratike dhe zhvillimore në vein tonë./Telegrafi/