Telegrafi

Suedezët po ndryshojnë mendim rreth pandemisë, duan masa më të ashpra kundër COVID-19

Suedezët nuk kanë mësuar akoma nëse duhet të mbajnë maska për fytyrën, pasi vendi po rrezikohet me një shpërthim të ri me rastet COVID-19.

Në një konferencë për shtyp në Stokholm, Johan Carlson, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Shëndetit Publik të Suedisë, tha se çështja për maskat nuk është edhe aq e thjeshtë. Sondazhet tregojnë se një numër në rritje i suedezëve duan që vendosja e maskave të jetë obliguese edhe në transportin publik, raporton bloomberg.

“Është e rëndësishme të gjesh fushat e përdorimit që nuk kanë efekte anësore negative”, tha Carlson. “Dhe ne e kemi fare të qartë sepse përdorimi i përgjithshëm në mesin e popullatës nuk është shumë e qëndrueshme”, shtoi ai.

Maska janë shembulli i fundit i statusit më të gjerë të Suedisë në trajtimin e pandemisë. Epidemiologu i shtetit, Anders Tegnell ka argumentuar se ato ofrojnë një sens të rremë të sigurisë dhe nuk ka rekomanduar përdorimin e tyre, transmeton Telegrafi.

Dyqanet, restorantet, palestrat dhe shkollat kanë mbetur të hapura gjatë gjithë kohës së pandemisë, por tani Carlson pohon se tani ka shenja se normat e rasteve përsëri mund të rriten.

Lexo po ashtu Londra dhe Stokholmi me strategji të ndryshme, por kanë shkallë të "ngjashme" të ekspozimit ndaj coronavirusit

“Ne nuk mund të ulemi dhe të pushojmë”, tha ai duke shtuar se “Ekziston një rrezik i madh i shpërthimeve të reja edhe në këtë vend, gjithashtu edhe në formën e një transmetimi më të përhapur”.

Në javën e kaluar, Suedia regjistroi 30 raste ditore për një milion banorë, gjegjësisht gjatë muajit të kaluar kishte njëzet të infektuar brenda 24 orëve.

Vendimi i Suedisë për të shmangur një bllokim të plotë tashmë ka rezultuar me numër më të lartë të vdekjeve sesa në rajonin Nordik. /Telegrafi/