Site icon Telegrafi

Suarez zbulon tre mbrojtësit më të mirë në botë (Video)

Sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez ka zbuluar emrat e tre qendërmbrojtësve me të cilët është ndeshur në karrierën e tij.

Kjo listë përfshin kapitenin e Real Madrid, Sergio Ramos, mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Thiago Silva dhe bashkëkombësin e tij dhe lojtarin e Atletico Madrid Diego Godin.

Në fillimin e këtij sezoni, në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Suarez ka pranuar se 30-vjeçari Ramos është mbrojtësi më i vështirë me të cilin është përballur në karrierën e tij.

“Sergio Ramos është mbrojtësi më i fort me të cilin jam përballur. Është shumë i fuqishëm, nuk dorëzohet kurrë dhe ka shumë eksperiencë”.

“Ai është një nga arsyet pse goli që kam realizuar kundër Real Madrid në ‘Camp Nou’, merr ka një rëndësi më të madhe se të tjerët”, ka thënë Suarez. /Telegrafi/

Exit mobile version