Site icon Telegrafi

Suarez i turpëron bashkëlojtarët: Jemi mbrojtur si fëmijë

Luis Suarez (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Luis Suarez është dukur tejet i acaruar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Sulmuesi uruguaian i ka akuzuar pas ndeshjes bashkëlojtarët e tij se janë mbrojtur ndaj Liverpoolit si “një skuadër fëmijësh”, sidomos në golin vendimtar të Divock Origit.

Barcelona kishte avantazhi prej 3-0 nga ndeshja e parë, por skuadra angleze arriti që ta përmbyste rezultatin në 4-0, për të kaluar kështu në finale të Madridit që mbahet më 1 qershor.

Luis Suarez dhe Andy Robertson (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Jemi shumë të pikëlluar, shumë të lënduar”, tha fillimisht Suarez pas ndeshjes.

“Është koha që të bëjmë një vetëkritikë në skuadrën tonë, është hera e dytë që kjo gjë na ndodh”.

“Ne nuk mund të vazhdojë dy sezone radhazi me të njëjtat gabime, ne duhet të mendojmë shumë gjëra për veten dhe duhet të jemi vetvetja, duhet thënë gjërat në fytyrë, gjërat që i kemi bërë gabim”.

Lexo po ashtu Momenti kur Wijnaldum i kalon me lehtësi Busquetsin dhe Arthurin

“Nuk është e mundur që brenda një minute t’i pësojmë dy gola, Gola e katërt? Ne dukeshim si një skuadër fëmijësh. Trajneri nuk ka për çfarë të pendohem, jemi ne ata që duhet të kërkojmë falje”, ka shtuar më tej sulmuesi uruguaian. /Telegrafi/

Exit mobile version