Forma e shkëlqyer e Luis Suarezit te Atletico Madridi ka vazhduar edhe të hënën mbrëma kur shënoi dy gola kundër Celta Vigos.
Sulmuesi uruguaian në këtë mënyrë e ka thyer një rekord të Cristiano Ronaldos nga koha kur luante te Real Madridi.
34-vjeçari shënoi nga një gol në secilën pjesë në Wanda Metropolitano, në takimin të cilin skuadra lidere e përfundoi me barazim (2-2).
Suarez është golashënuesi më i mirë në La Liga aktualisht, me 16 gola të shënuar në vetëm 17 paraqitje në La Liga.
Ish-sulmuesi i Barcelonës është lojtari i parë që shënon 16 gola në 17 ndeshjet e para për një skuadër në elitën e futbollit spanjoll në shekullin 21.
16 – Luis Suárez 🇺🇾 has scored 16 goals in his first 17 games for Atlético de Madrid in LaLiga, becoming the fastest player to reach 16 goals for the same club in the competition in the 21st century (Cristiano Ronaldo 🇵🇹 – 15 goals for Real Madrid in 2009/10). Amazing. pic.twitter.com/wHbLRFdA7P
— OptaJose (@OptaJose) February 8, 2021
Statistikën më të mirë të mëparshme e ka pasur Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 15 gola në numër të njëjtë ndeshjes, pas transferimit nga Manchester Unitedi te Real Madridi në vitin 2009. /Telegrafi/