Site icon Telegrafi

“Suarez, sulmuesi më i mirë në botë”

Mbrojtësi i Atletico Madridit dhe Uruguait, Diego Godin beson se patrioti i tij Luis Suarez është sulmuesi më i mirë në botë.

Pavarësisht se dy lojtarët ishin në konkurrencë të drejtpërdrejtë për çmimet më të larta në Spanjë dhe Evropë, mbrojtësi 30-vjeçar beson se sulmuesi i Barcelonës është përpara të gjithë rivalëve të tij në këtë kophë, duke përfshirë edhe bashkëlojtarin e tij, Antoine Griezmann.

“Suarez është numri 9 më i mirë në botë, sulmuesi më i mirë”, ka thënë Godin për ESPN, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu La Liga zgjedh më të mirët e sezonit, nuk ka vend për Ronaldon (Foto)

“Është shumë e vështirë për të markuar atë, pasi ne gjithmonë luajmë kundër njëri-tjetrit”.

“Ai është shumë dinak, ka lëvizje të madha në zonë dhe është një sulmues shumë i  komplikuar për tu mbrojtur kundër tij”, përfundoi mbrojtësi i Atleticos. /Telegrafi/

Exit mobile version