Luis Suarez vazhdon të çmend të gjithë me vendimet e tij të çuditshme. Ai u fut në portë në stërvitje me Kombëtaren e Uruguait, por u lëndua pas një përplasje me mbrojtësin Diego Godin.
Sulmuesi i Uruguait, i cili po përgatitet për eliminatoren e përfaqësuese së tij kundër Kolumbisë, ditën e martë, mori vendimin e çuditshëm duke marrë një palë doreza dhe duke u futur në portë gjatë stërvitjes të skuadrës së drejtuar nga Oscar Tabarez.
Duke habitur edhe vetë trajnerin, Suarez u vendos mes shtyllave dhe nisi të luaj si portier.
Situata ishte mirë për disa momente, por u rëndua, kur Suarez provoi të dalë e të grushtojë një top ku edhe u përplas keq me mbrojtësin Diego Godin.
Suarez, i cili ka qenë jetik për klubin dhe kombëtaren me numrin e golave të shënuar, u ngrit në këmbë, pavarësisht nga dhimbjet e fillimit dhe mori pjesë rregullisht në seancën stërvitore, por përplasja e tij me Godin duhet të ngjallë disa pyetje, ku kryesorja është përse përfundoi në portë.
Nuk është hera e parë që Suarez i përdor duar në fushën e lojës.
Në 2010-n u bë e famshme prekja e topit me dorë në vijën fatale të ndeshjes së botërorit ndaj Ganës.
Ganezët e humbin 11-metërshin, që do të kishte qenë gol po të mos e kishte pritur Suarez, ndërsa Uruguai u kualifikua me penallti. Uruguai është në vendin e parë të eliminatoreve me 19 pikë pas 9 ndeshjesh.