Ish- ylli i Barcelonës dhe Atletico Madridit, Luis Suarez është shumë afër bashkimit me një klub të ri në vitin 2023.
Suarez u kthye në klubin e fëmijërisë Nacional në verë, pas largimit të tij nga Los Rojiblancos, dhe pavarësisht se i frymëzoi ata drejt titullit të Uruguait, marrëveshja e tij afatshkurtër nuk u zgjat.
Kushtet e marrëveshjes së tij e lidhën atë me klubin deri pas detyrës së tij në Kupën e Botës me Uruguain në Katar.
Sulmuesi ka lënë të kuptohet më parë për një dëshirë për t’u rikthyer në futbollin evropian, krahas interesimit nga MLS, dhe sulmuesi veteran ka marrë gjithashtu një ofertë nga klubi brazilian Gremio ditët e fundit.
Luis Suárez has been approached by Saudi club Al-Khaleej on a 18 months deal but his decision is clear: he’s set to join Grêmio as free agent 🚨🇺🇾 #transfers #Gremio
Al-Khaleej offered $6m package but Gremio have full verbal agreement with Suárez, now waiting to sign documents. pic.twitter.com/YcSasYU9kE
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 24, 2022
Megjithatë, sipas raporteve nga Mundo Deportivo, klubi nga Arabia Saudite, Al-Khaleej, ka kontaktuar me përfaqësuesit e Suarez për një ofertë kontrate 18-mujore, me vlerë rreth gjashtë milionë dollarë në total.
Gremio mbetet favorit për të nënshkruar me 35-vjeçarin, por ai do të shqyrtojë të gjitha opsionet në dispozicion përpara se të marrë një vendim për hapin e tij të ardhshëm. /Telegrafi/
Luis Suárez has verbally agreed to join Brazilian side Grêmio, per multiple reports.
He scored eight goals in three months playing for his boyhood club Nacional ✨ pic.twitter.com/8W6IlkAfER
— B/R Football (@brfootball) December 24, 2022