Ish-ylli i Barcelonës, Luis Suarez, ka folur për të ardhmen e shokut të tij, Lionel Messi, si dhe nuk ka hezituar ta këshillojë atë.
Sulmuesi i Atletico Madrid është një mik i madh i kapitenit të Barcelonës, pasi kaluan shumë vite të suksesshme së bashku në Camp Nou.
Suarez ka shfrytëzuar miqësinë e tij duke e këshilluar Messin të mbetet te Barcelona, me argjentinasi që është lidhur shumë me një largim vitin e fundit.
“Nëse Messi do të më pyeste si mik, unë do t’i thosha se nuk e shoh diku tjetër përveç Barcës, nuk do të ishte mirë për të”, ka thënë fillimisht Suarez për TV3.
“Ai duhet të marrë vendimin vetë për të ardhmen”.
Luis Suarez has no doubt what his former Barcelona team-mate should do next 🤝
🗣️ “If Messi asked me as a friend, I would tell him I don’t see him anywhere other than Barca, it wouldn’t be good for him." [TV3] pic.twitter.com/e5BBapiQUF
— GOAL (@goal) April 30, 2021
“Më e mira do të ishte që ai të kishte edhe tre, katër, pesë ose gjashtë vite të fundit në vendin ku ai është ndjerë më i lumtur”.
“Barca është skuadra që i ka dhënë gjithçka dhe ai gjithashtu ka dhënë gjithçka për Barçën”, përfundoi ylli i Atleticos. /Telegrafi/