Atletico Madridi është pranë zyrtarizimit të Luis Suarezit, të cilin do ta transferojë si lojtar të lirë nga Barcelona.
Uruguaiani ka arritur marrëveshje me Blaugranët për ndërprerjen e kontratës një vit më herët dhe ai pritet t’i bashkohet klubit nga kryeqyteti spanjoll.
Në rast se gjithçka shkon sipas planit, 33-vjeçari do të përfitojë nga nëntë milionë euro në vit në dy sezonet e ardhshme – shkruan Marca.
Derisa Los Rojiblancos po thonë se akoma nuk është finalizuar asgjë, e vërteta është se Suarez është shumë pranë që të kalojë në Wanda Metropolitano.
Sipas RAC1, ai do ta ndërpresë edhe zyrtarisht kontratën me Barcelonën për t’i dhënë mundësi transferimit te Atletico.
Në ndërkohë, ky transferim është i lidhur edhe me transferimin e Alvaro Moratas te Juventusi. /Telegrafi/