Ishte goli që e hapi sfidën e El Clasicos të shtunën, por për Luis Suarez, kishte edhe një të veçantë tjetër, pasi ishte goli i 400-të në karrierën e tij profesionale.
Sulmuesi që e nisi karrierën në vendlindje me Nacional ku shënoi 12 gola, pas një kohë të shkurtër kaloi në Holandë te Groningen.
Paraqitjet e mira dhe 15 golat me Groningenin i hapën derën e Ajaxit.
Te holandezët ai shënoi 111 gola, ndërsa pastaj vazhdoi te Liverpool, ku vazhdoi me zakonin e tij.
Me fanellën e kuqe ai gjeti rrjetën 82 herë.
Kulmin e karrierës e arriti te Barcelona. Para ndeshjes me Real Madridin ai kishte 130 gola me blaugranat dhe 399 në total.
Ai mund t’i kishte 400 edhe para kësaj ndeshje, por një gol ndaj Sporting Gijon në ndeshjen e fituar 6-1 u shënuan si autogol.
Me 30 vite mbi supe dhe 400 gola, pa dyshim që Suarez e ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit.
Ai mbetet pjesë e Uruguait dhe me këtë kombëtare ka 49 gola. /Telegrafi/
Goli me fanellën e Ajaxit që shokoi serbët
Kundër Norwichit nga gjysma e fushës
Goditje dënimi
https://www.youtube.com/watch?v=VfhakSCvU50
Pranim, kalim i portierit dhe gol ndaj Newcastle
Goditje e frikshme ndaj Stoke
Gol me Uruguain
https://www.youtube.com/watch?v=bAmEQen9j5I
Bukuria ndaj Levantes
https://www.youtube.com/watch?v=yktfju69dYg
Tjetër gol i frikshëm ndaj Real Sociedad
Turpërimi që i bëri David Luizit
Driblimi i gjithë mbrojtjes së Atleticos
https://www.youtube.com/watch?v=aUvv3aRlTe4