Kontrata e Lionel Messit është problemi i madh për Barcelonën.
Deri më tani skuadra katalonase po heziton të vazhdojë bashkëpunimin me argjentinasin dhe se nuk kanë asnjë plan rreth kësaj teme, transmeton Telegrafi.
Bujë të madhe ka bërë edhe deklaratat e një zyrtari tashmë të shkarkuar të skuadrës, Oscar Grau, i cili kishte pohuar se”Messi nuk do të luante në këtë nivel, po mos të ishte Iniesta, Neymar dhe të tjerët”.
Ka reaguar edhe sulmuesi Luis Suarez, i cili ka thënë se “kampioni spanjoll duhet urgjentisht t’i vazhdojë kontratën argjentinasit pasi që edhe vet lojtarët kanë humbur durimin”.
Ditë më parë theksojmë se presidenti i Barcës, Josep Maria Bartomeu ka bërë të ditur se personalisht do të drejtojë bisedimet me agjentët e Messit.
Kujtojmë se kontrata e lojtarit do të përfundojë në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/