Sulmuesi dhe ylli i Barcelonës, Luis Suarez, kthehet ta rikujtojë atë humbjen ndaj Liverpoolit që e la pa finalen e Ligës së Kampionëve.
Në një intervistë për Fox Sport ai ka zbuluar se ka reaguar kur janë eliminuar edhe pse kishin epërsi të madhe prej 3-0 nga ndeshja e parë.
“Nuk më pëlqen të kujtoj atë ndeshje. Nuk e kisha imagjinuar kurrë (që Liverpooli mund të kthehej). Pasi mendoja, ne jemi Barcelona dhe do të kemi një rast për të shënuar”.
“Ditën pas humbjes, ishte dita më e keqe në jetën time, pas ngjarjeve në Kampionatin Botëror 2014. Dëshiroja të zhdukesha nga kjo botë”.
“Messi? Njerëzit flasin, disa komentet shumë herë e lëndojnë. Një lojtar nuk duhet të kritikohet në atë mënyrë”, ka thënë Suarez.
Ai deri më tani e ka fituar Ligën e Kampionëve me Barcelonën si dhe katër tituj të La Ligas, Copa del Rey dhe tre Superkupa spanjolle.
Suarez gjendet bashkë me kombëtaren e tij të Uruguait në Brazil ku do të luajë në Kupën e Amerikës. /Telegrafi/