Site icon Telegrafi

Suarez flet për provimin për shtetësinë italiane dhe largimin nga Barca: Nuk më respektuan

Luis Suarez (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Luis Suarez ka treguar e kishte dashur ta merrte shtetësinë e Italisë, pavarësisht interesimit të Juventusit.

Sulmuesi i Atletico Madridit kishte marrë shkallën B1 në provimin me gojë në Universitetin për të Huaj në Perugia në shtator të vitit të kaluar, mirëpo ‘Guardia di Finanza’ kishte zbuluar se uruguaiani i kishte ditur të gjitha pyetjet para provimit.

Asokohe, Suarez luante për Barcelonën, ndërsa Bianconerët ishin në bisedime për ta transferuar. Suarez ka se kishte arritur marrëveshje me Zonjën e Vjetër para se t’i nënshtrohej provimit.

“Ishin shumë klube të interesuara, jo vetëm Juventusi. Vazhdova me procesin për marrjen e shtetësisë italiane, sepse isha angazhuar për të më shumë se një vit”, ka thënë 34-vjeçari në një intervistë për El Transitor.

Lexo po ashtu Suarez zbarkon në Perugia për testin e gjuhës italiane, tifozët dalin në rrugë që ta presin

Më pas, Suarez vendosi të largohej nga Camp Nou duke iu bashkuar Atletico Madridit, ku është duke shkëlqyer.

“(Ronald) Koeman më telefoni për të më thënë se nuk llogarit në mua. E pranova, mirëpo i thash se kam kontratë dhe për këtë arsye do t’i bashkohesha ekipit për stërvitjet parasezonale”.

“Nuk munda të flisja me Bartomeun, bisedoi avokati im. Ishte vështirë të largohesha nga Barcelona, nuk më respektuan, por doja që fëmijët e mi të më shihnin duke u larguar me klas”, ka rrëfyer uruguaiani. /Telegrafi/

Exit mobile version