Telegrafi

Suarez: Duhet t’i fitojmë ndeshjet e mbetura, t’i bëjmë presion Realit

Luis Suarez ka folur pas fitores së fundit ndaj Espanyolit.

Barcelona ka arritur të fitoj derbin e Katalunisë ndaj Espanyolit me rezultat 3-0.

Dy gola u shënuan nga sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, i cili ndihet i lumtur pas fitores.

Lexo po ashtu Barça nuk gabon, fiton dhe rikthen pozitën e parë në La Liga (Video)

Megjithatë, Suarez mendon se skuadra e tij, duhet t’i fitoj të gjitha ndeshjet dhe të ushtroj presion ndaj Realit në luftën për titull.

“Ne duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet tona dhe të luftojmë deri në fund për të ushtruar presion ndaj Real Madridit”, ka deklaruar Suarez pas ndeshjes.

Ndryshe, Barcelonës i kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund, ndaj Villarrealit në shtëpi, Las Palmasit në udhëtim dhe ndaj Eibarit po ashtu në shtëpi. /Telegrafi/