Telegrafi

Suarez dhe Griezmann nuk flasim mes vete? Kjo video e dëshmon të kundërtën

Ka pasur zëra se Luis Suarez nuk e ka mirëpritur ardhjen e Antoine Griezmann te Barcelona.

Kjo për shkak se sulmuesit kishin pasur disa deklarata për njëri tjetrin në lidhje me kombëtaren e Uruguait.

U flit se as pas kthimit nga pushim të Suarez në qendrën stërvitore, ai nuk ka folur ngrohtë me Griezmannin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barcelona

Por një video e publikuar së fundmi shihen dyshja duke qëndruar bashkë dhe duke e ndarë madje edhe çajin nga e njëjta gotë.

Ka qenë vet Suarez që e ka potencuar disa herë që Barcelonës i duhet edhe një sulmues, pasi mosha e tij bën që ai të mos i zhvillojë të gjitha ndeshjet.

Barcelona ka udhëtuar për në SHBA ku do të luajë një ndeshje miqësore me Napolin./ Telegrafi/