Agjencia italiane për zbatimin e ligjit – e njohur si Guarda di Finanza – e ka hetuar provimin e Luis Suarezit në gjuhën italiane dhe ka zbuluar se uruguaiani i dinte paraprakisht të gjitha përgjigjet e pyetjeve.
Sulmuesi i Barcelonës ishte në prag të kalimit te Juventusi, ashtu që udhëtoi në Perugia për t’iu nënshtruar provimit të gjuhës italiane, në mënyrë që të merrte pasaportë e Italisë (të domosdoshme për t’iu bashkuar Zonjës së Vjetër që e kishte të plotësuar normën e lojtarëve joevropianë).
Mirëpo, siç transmeton La Repubblica, agjencia që punon nën autoritetin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave së bashku me Zyrën e Prokurorit të Periguas kanë gjetur parregullsi në testin që ndodhi në javën e kaluar.
https://twitter.com/MediaBarcaTimes/status/1306583930313695232
Sipas gazetës, Suarezit i ishin treguar pyetjet para se të hynte në test dhe ai i ka ditur paraprakisht përgjigjet.
Ndryshe, 33-vjeçari kishte arritur marrëveshje që t’i bashkohet Juventusit dhe i nevojitej testi i gjuhës italiane dhe ndërprerja e kontratës me Barcelonën. Megjithatë, tashmë ky transferim ka dështuar dhe uruguaiani do të shkojë te Atletico Madridi, kurse te Zonja e Vjetër do të transferohet Alvaro Morata. /Telegrafi/