Interi, Chelsea dhe Everton janë vënë në ndjekje të mbrojtësit kroat Borna Sorsa.
Mbrojtësi anësorë është duke shkëlqyer këtë edicion në Bundesliga me fanellën e Stuttgartit.
24-vjeçari ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha si Inter, Chelsea dhe Everton që janë duke kërkuar shërbimet e tij.
Mbrojtësi i majtë ka pasur paraqitje fantastike këtë vit, ku në 17 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.
Mediat gjermane kanë raportuar se tri skuadrat e njohura evropiane kanë filluar kontaktet me Stuttgartin për transferimin e kroatit.
Klubi gjerman është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, por për një gjë të tillë synon të fitojë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/