Rreth 70 milionë amerikanë janë prekur nga stuhia e borës, e reshjet e borës pritet të arrijnë trashësinë prej mbi dy metra, ku erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm i ka lënë pa energji elektrike shumë shtëpi.
Në Nju Jork dhe Boston tashmë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ku janë ndërprerë përkohësisht aktivitetet e përditshme siç janë testimi për COVID-19, transmeton Telegrafi.
Qytetarët e Virxhinia dhe Mein janë paralajmëruar që të shmangin udhëtimet me vetura, për shkak të kushteve të rënda klimatike dhe rrugëve të mbuluara me akull dhe borë.
E si pasojë e kësaj kanë humbur jetën dy persona në aksident trafiku – një mashkull në Virxhinia që doli nga rruga me veturë dhe një tjetër në Pensilvani goditi me veturë pastruesin e borës.
Stuhia e madhe është përhapur nga Kolorado në Mein. Paralajmërimi i është dërguar 14 shteteve amerikane, për shkak të dukshmërisë së dobët dhe temperaturat që do të bien nën zero dhe trashësia e borës do të arrijë deri në dy metra.
CBS raporton se ky është vetëm fillimi i stuhisë që tashmë ka shkaktuar një situatë kaotike – për shkak të rrugëve të rrëshqitshme kanë ndodhur dhjetëra aksidente në trafik. /Telegrafi/
ADVISORY: Due to a multi-car collision on the Henry Hudson Bridge, southbound lanes have been closed. Please avoid the area.⁰
Again, avoid any unnecessary travel during this storm. pic.twitter.com/sYSIn7mh48— NYPD NEWS (@NYPDnews) December 17, 2020