Sarah Kohan nga Sydney i Australisë ka vizituar shumë vende, në mënyrë që të takojë dhe fotografojë gjallesa të ndryshme.
Gjatë viteve të fundit, 22-vjeçarja ka shfrytëzuar pushimet që të udhëtoi nëpër vende si Bora Bora, Hawaii, Bahamet si dhe në disa pjesë të Evropës, transmeton Telegrafi.
Studentja e drejtësisë që i ka postuar imazhet nga shëtitjet e saj në Instagram, ia ka dalë që për një kohë të shkurtër të ketë 245 mijë ndjekës në Instagram.
Pos që ka qenë në xhungla të dendura dhe brigje me ujëra të pastër, ajo është zhytur me balena dhe peshkaqenë, ndërsa ka qëndruar shumë afër me hardhuca gjigante.
“Kur jam në ujë dhe notoj me këto krijesa, më duket se asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Ato janë të mrekullueshme dhe aspak të frikshme”, ka thënë Kohan lidhur me rastin.
Ndryshe, pasi të ketë diplomuar në qershor ajo do të vazhdojë studimet për kriminalistikë, por pushimet dhe vizitat e saj nuk do të ndërpriten. /Telegrafi/
https://youtu.be/z4RkK1RrMKA