Telegrafi

Studentja Rida Salija në emisionin “Liderët e rinj”: Do doja të ndryshoja gjithë sistemin politik në RMV

Rida Salija ishte pjesëmarrësja e radhës në emisionin “Liderët e rinj” nga Telegrafi Maqedoni. Përmes intërvistës së saj në këtë emision ajo na tregoi se sa rëndësi i jepte sistemit politik në RMV.

Sipas saj ky sistem politik në vend nuk pëson asnjë ndryshim dhe kjo bën që shumë të rinjve përfshirë edhe Ridën t’ju shuhen shpresat dhe vullneti për një të ardhme të mirë, e si shkas të largohen nga vendi.

Ndërsa, mendimi i Ridës ishte që institucionet të udhëhiqen më shumë nga liderët e rinj që të sjellin metoda më të mira dhe më shumë sukses.

Në bisedë e sipër Rida na bëri të kuptojmë se ajo kishte disa qëllime në jetë dhe qëllimet kryesore ishin të studionte jashtë vendit dhe të bëhej një mjeke, ndërsa më pas të kthehej për t’i shërbyer vendit të saj.

Nëse, ajo nuk do t’i arrinte këto qëllime në jetë do të ishte e dëshpëruar dhe kjo tregoi se ishte një ndër frikat më të mëdha në jetën e saj.

Por, Rida kishte një pasion tjetër që ishte të shkruarit, këtë talent ajo e kishte zbuluar me kalimin e kohës dhe tashmë ajo planifikon gjithashtu që në të ardhmen të ketë botimet e saj.

E kush është Rida, çfarë e veçon atë dhe të gjitha për të, mund ti ndiqni në videon në vazhdim.