Në rrjetet sociale është postuar një video e shkurtër, që e tregon një student duke fjetur prapa fotografisë së tij.
Derisa flinte me kokë në tavolinë, përpara qëndronte portreti që e shfaqte atë me përmasa reale, transmeton Telegrafi. Në këtë mënyrë, ai dremiste pa u shqetësuar se do të vërehej nga profesori.
Por, ky është vetëm një improvizim, që tregon një ‘mundësi’ të çuditshme se si të mashtrohet në klasë.
“Më mirë të mos e provoni një gjë të tillë gjatë ligjëratës, sepse mund t’ju kushtojë me përjashtim”, është një koment për filmimin bizar. /Telegrafi/
https://youtu.be/qp2cUnzq8O4