Telegrafi

Studentët i quajnë Hasanin e Kuçin shkelës të Kushtetutës, nxirren zvarrë nga salla dhe arrestohen (Foto/Video)

(E plotësuar) Një grup i studentëve me fishkëllima e kanë kundërshtuar fjalimin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hoxhaj, duke e quajtur shkelës të Kushtetutës.

Studentët janë tërhequr zvarrë nga pjesëtarët e sigurimit dhe asnjë nga panalelistët nuk ka reaguar.

Studentët janë larguar nga salla dhe seminari po vazhdon me fjalimin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit.

Një profesor e ka kundërshtuar duke thënë se nuk është në rregull që studentët të trajtohen në këtë mënyrë.

KosovaPress mëson se studentët janë aktivistë të Lëvizjes Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim.

Studentët njëjtë kanë reaguar edhe ndaj ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Me këtë rast ka ndërhyrë Policia e Kosovës, duke arrestuar studentët që kanë penguar seminarin që po mbahet për nder të 8 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës.

Studentët vazhdimisht pohonin se Enver Hasani dhe Hajredin Kuçi duhet të arrestohen, sepse e kanë shkelur kushtetutën.

Për momentin seminari është duke pauzuar, por në sallë ka akoma studentë të tillë të cilët po kundërshtojnë dhe po refuzojnë të dalin nga salla.

Ndryshe krejt kjo ndodhi në shënimin e tetë vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës, me ç’rast po mbahet seminari me temën “Kushtetuta e Republikës së Kosovës 8 vite pas: vlerat, sfidat dhe perspektiva”.

Seminari organizohet nga Fakulteti Juridik në koordinim me Katedrën Kushtetuese-Administrative të këtij Fakulteti.