Site icon Telegrafi

Stuani, një tjetër mundësi për sulmin e Barcelonës

Cristhian Stuani (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Ernesto Valverde është i vendosur që të transferojë një sulmues qendror, si një plan rezervë për Luis Suarezin.

Është folur për shumë emra, duke filluar nga Alvaro Morata e Fernando Llorente, por edhe Krzysztof Piatek (Genoa), Timo Werner (RB Leipzig) dhe Maxi Gomez (Celta Vigo).

Por, emri i fundit që i është shtuar listës është edhe sulmuesi i Gironas, Cristhian Stuani.

Stuani në duel me Paul Pogba gjatë ndeshjes Francë-Uruguai në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Sipas Marcas, klubi katalunas e ka identifikuar 32-vjeçarin si një mundësi të mundshme pasi edhe klauzola e tij e lirimit prej 15 milionë eurosh shikohet si e përballueshme lehtë.

Përkundër viteve, Stuani këstë sezon ka shënuar 1 gola në La Liga, më mirë se ai janë vetëm dyshja e Barcelonës, Suarez (14) dhe Lionel Messi me 17 gola.

Lexo po ashtu Messi dhe Suarez sundojnë Evropën me gola, lënë shumë mbrapa dyshet tjera sulmuese në pesë ligat kryesore

Se forma e tij e këtij sezoni nuk është befasi, e tregojnë më së miri dhe 21 golat nga sezoni i kaluar në La Liga, të cilët i shënoi në 33 paraqitje.

Vlen të theksohet se në të kaluarën sulmuesi nga Uruguai ishte pjesë e klubeve evropiane si Middlesbrought, Espanyol, Racing Santander, Levante, Albacete dhe Reggina. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=-N4imraPJpA

Exit mobile version