Asambleja e Partisë Socialiste e mbledhur në Durrës ditën e diel zgjodhi Kryesinë e re.
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe ka vendosur që këtë të hënë të mbledhë Kryesinë e re të socialistëve.
Bëhet me dije se mbledhja është parashikuar të zhvillohet pasditen e sotme në orën 18:30.
Emrat e shpallur fitues për Kryesinë në radhët e grave socialiste janë: Lindita Nikolla mori më shume vota nga gratë, 287 vota; Albana Koçiu, 283 vota; Klodiana Spahiu, 279 vota; Anila Denaj, 278 vota; Etilda Gjonaj, 219 vota.
Dy kandidatet që nuk u zgjodhën janë Klotilda Bushka, që mori 216 vota dhe Delina Ibrahimaj që mori 148 vota.
Emrat e shpallur fitues për Kryesinë në radhët e burrave socialistë janë: Erion Braçe mori më shumë vota nga burrat me 295 vota; Arben Pëllumbi 294 vota; Toni Gogu 250 vota; Eduard Shalsi 241 vota; Igli Hasani 228 vota.
Dy kandidatët që nuk u zgjodhën janë Pirro Vëngu që mori 210 vota dhe Vangjel Tavo që mori 174 vota. /Telegrafi/