Telegrafi

Stresi zbulon se nga Big Brother VIP Kosova ka fituar rreth 240 mijë euro

Rap-artisti nga Shqipëria, Stresi, u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ai arriti të rrëmbejë çmimin e madh, i cili ishte plot 200 mijë euro.

Veç kësaj, në një intervistë të fundit në “Mos i bjer me top” zbuloi se ka pasur edhe kontrata të tjera dhe ka fituar shumë më shumë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Përveç çmimit të madh unë kam pasur edhe dy kontrata tjera si imazh, është dyfishuar shifra që kam fituar. E gjithë eksperienca që kam fituar në BBVK është diku rreth 240 mijë”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Stresi thotë se nuk e thumboi Luizin për ‘braktisjen’ e Berishës: E kisha me Çiljetën

I njëjti ishte në finale me Xhuli Nurën, Artan Thaçin dhe humoristin Vedat Bajrami.

Ai u komentua në masë të madhe për qëndrimin brenda për lojën e zhvilluar, ndonëse nuk kishte ndonjë strategji.

Në intervistë, 36-vjeçari theksoi se nuk do të hynte asnjëherë në një Big Brother në Shqipëri, gjersa në Kosovë e dinte sigurt që do të fitonte. /Telegrafi/