Telegrafi

Stresi uron Noizyn për ditëlindje: Faleminderit për gjithçka

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy sot (e martë) ka festuar ditëlindjen e 36-të.

Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet e shumta nga ana e miqve dhe fansave të tij disa prej të cilave ai i ka ndarë edhe në llogarinë e tij në Instagram.

Një urim për Rigels Rajkun (emri i plotë) ka ardhur edhe nga reperi tjetër, Stresi i cili këtë e ka bërë me një postim në InstaStory.

Foto: Noizy/Instagram

Stresi-emri i plotë i të cilit është Arkimed Lushaj ka publikuar fotografi ku shihet për krah Noizyt nga koncerti i këtij të fundit “Alpha Show”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“U bësh 100! Zoti qoftë me ty në çdo hap të jetës tënde. Gëzofsh gjithë jetën. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Stresi në urimin e tij për Noizyn.

Foto: Stresi/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që dy reperët muaj më parë i dhanë fund armiqësisë disavjeçare dhe që nga atëherë nuk ka munguar përkrahja për njëri-tjetrin. /Telegrafi/