Reperi Stresi po vazhdon të mbetet një prej konkurrentëve më të përfolur të Big Brother VIP Kosova.
Ai së fundmi ka zhvilluar një bisedë me disa nga banorët, ku mes të tjerash ka shprehur zhgënjim mbi traditat shqiptare.
“S’ka më tradita shqipotare, të gjithë po duan ‘twerk'”, ka thënë reperi tropojan, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.
Stresi përndryshe ka marrë vëmendjen e shumë shikuesve të spektaklit, veçanërisht pas debateve të zjarrta që ka realizuar me dy nga banoret e shtëpisë: Gresa Hoti dhe Xhuli Nura.
Ai është një nga të nominuarit e kësaj jave së bashku me Shotën, Andin, Xhulin, dhe Vivienin – ku njëri prej tyre largohet sonte (e premte) nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/