Hip hop ylli shqiptar, Stresi, është treguar i sinqert në intervistën e fundit të tij.
Ai ka qenë mysafir i Alaudin Hamitit në emisionin “Ndrrimi i Natës” në Klan Kosova ku ka folur për raportet e tij me reperët tjerë.
Teksa potencon se ka ndryshuar 70 për qind si njeri, ai thotë se nuk synon të nxisë më konflikte.
Stresi shumë herë është parë i afërt me antarë të Babastars dhe ai pranoi se i njeh mirë.
Madje, zbuloi se përkundër faktit se janë pjesë e një grupi muzikor, Geti, Majk dhe Skivi nuk i kanë arportet e mira me njëri-tjetrin.
“Gjithçka shihet”, u shpreh Stresi shkurt duke u munduar të arsyetojë pohimin e tij.
Stresi ndryshe ka kohë që është distancuar edhe nga antarët e Babastars. /Telegrafi/