Gjon Karrica dhe reperi Arkimed Lushaj – Stresi, janë dy prej banorëve më të komentuar të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Së fundmi, dyshja janë transmetuar nga kamerat e spektaklit, duke diskutuar një temë pak më të gjerë siç është ajo e jetës pas vdekjes ose jetës praralele.
Teksa Stresi ka treguar se beson në një jetë pas vdekjes, Gjoni ka dhënë dyshimet e tij se në fakt mund të ketë një botë paralele.
“Nuk mundem me e kuptu, këto yjet që janë në qiell, unë mendoj që është e vetmja teori që tregon se ku shkon shpirti. Ka diçka më të madhe, është një fuqi shumë e madhe, galaksia nuk ka fund. Nuk e di nëse ka botë tjetër paralele, ku është Stresi por jo në Big Brother, atje je duke bërë diçka tjetër”, ka thënë Lugati.
Përndryshe, sonte (e premte) një nga banorët e nominuar të kësaj jave do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Ata janë: Shota Baraliu, Stresi, Xhuli Nura, Andi Artani dhe Vivien Thano – ku më pak i votuari nga publiku do të jetë edhe i eliminuari i radhës. /Telegrafi/