Hip hop artisti shqiptar, Stresi, ka publikuar një fotografi me Ledri Vulën dhe ka shkaktuar shumë tensione me Stresin.
Por, kjo foto nuk është krejtësisht normale për dy artistët. Kjo pasi që jo shumë kohë më parë ishte Stresi që kërcënoi Ledrin se nuk mund të vijë në Tiranë.
E gjithë kjo për shkak të rreshtimit dhe miqësimit të Ledrit në krah të Noizyt, armik i përbetuar i Stresit dhe i Babastars.
Por, një foto e publikuar nga vet Stresi, transmeton Telegrafi, bashkë me reperin Ledri Vula të cilin tash e konsideron mik, nuk është pritur mirë nga fansat.
Madje janë ngritur pikëpyetje nëse Stresi ka ende raportet e mira me Getoar Selimin, liderin e Babastars, i cili siç dihet jeton në Tiranë dhe pa dyshim se nuk mund ta ketë pritur mirë një publikim të një foto të tillë.
Megjithatë, duket se Skivi është prekur dhe ka shkruar se historia nuk ndryshohet në Instagramin e tij.
Menjëherë, transmeton telegrafi, Stresi ka shkruar një mesazh në një foto ku ka nxjerrë në pah tensionin me Skivin.
Në mes tjerash Stresi përmend situatën kur ai thotë se e nxorri nga lloqi atë nga një incident në Gjilan ku më pas ai që sulmoi Skivin u rrah nga grupi i Stresit.
Sipas Stresit, Skivi po ashtu ka sharë pas shpine edhe Getoar Selimin, liderin e Babastars. /Telegrafi/
Mbetet të shihet nëse dikush do të reagojë për t’i qetësuar tensionet. /Telegrafi/