Site icon Telegrafi

Stresi: Te unë +18, te Noizy -16 (Foto)

Hip hop ylli, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka nxehur atmosferën para një përballje të mundshme me Noizyn në Pejë, qytet ku ata do të performojnë sonte mbrëma në lokale të ndara.

Noizy do të performojë në Space Club, kurse Stresi në Arthurs Pub, teksa kjo e ka lënë të hapur mundësinë që reperët të kenë një përballje të tyre të rastësishme në qytetin perëndimor të Kosovës.

E atmosfera është nxehur nga vet Stresi, i cili në Instagram ka shkruar se në mbrëmjen e tij pritet të jenë të gjithë mbi moshën 18 vjeçare, teksa tek “ai”, pra te Noizy, do të jenë të gjithë nën 16 vjeç, me ç’rast ka aluduar se fansat e Noizyt janë të gjithë të moshës minorene.

“Me datën 17 në Pejë Athurs Club be there. +18 ka na, -16 andej”, ka shkruar reperi në foton e publikuar në Instagram.

Mbetet të shihet nëse vërtet do të ndodhë kështu. /Telegrafi/

Exit mobile version