Stresi e ka paralajmëruar këngën e re, të cilën do ta sjellë para fansave të tij gjatë ditës së shtunës.
“Loco” mban titullin projekti i ri muzikor i reperit shqiptar që do të jepet premierë këtë fundjavë.
Përmes një postimi në Instagram, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë i artistit) ka njoftuar se videoklipi i ri do të publikohet në ora 17:00.
Ai ka paralajmëruar se kënga “Loco” do të jetë një hit i madh: “Nëser premierë: ‘Loco;, 17:00. Hiti më i madh”.
Dueti me Alborën, “Kujtimet”, është një prej realizimeve më të fundit muzikore të Stresit që u publikua më 16 shkurt. /Telegrafi/